Wed, Apr 29, 2026

E ardhmja në “ajër”, Trabzonspor nuk vendos për Muçi-n, asnjë kontakt me Besiktas

E ardhmja në “ajër”, Trabzonspor nuk vendos për Muçi-n, asnjë kontakt me Besiktas
  • PublishedApril 29, 2026

E ardhmja e sulmuesit shqiptar Ernest Muçi vijon të mbetet e paqartë, ndërsa lojtari është aktualisht i huazuar te Trabzonspor inga Beshiktashi. Sipas raportimeve të mediave turke, drejtuesit e klubit nuk kanë arritur ende në një vendim përfundimtar lidhur me blerjen e kartonit të tij.

“Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e Muçit në klub. Ka mendime të ndryshme brenda menaxhmentit në lidhje me blerjen përfundimtare të lojtarit. Së fundmi, është mësuar se nuk është bërë asnjë kontakt zyrtar me Beshiktashin për këtë temë”, shkruajnë mediat turke.

Njoftimi Muci
 

Aktualisht, Trabzonspori disponon një opsion blerjeje për Muçin në vlerën e 8.5 milionë eurove. Nëse ky opsion aktivizohet, klubi do të kishte mundësinë t’i ofronte lojtarit një kontratë afatgjatë deri më 30 qershor 2029. Muçi është një nga elementët më të rëndësishëm të ekipit të Trabzonspor, teksa ka ndihmuar skuadrën nga Trabzoni që të jetë forca e 3 në kampionatin turk, falë 10 realizimeve dhe 3 asist.