Thu, Apr 30, 2026

Pika e voçkël? Mirela Kumbaro thirret në SPAK

Pika e voçkël? Mirela Kumbaro thirret në SPAK
  • PublishedApril 30, 2026

Pika e voçkël? Mirela Kumbaro thirret në SPAK

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur mesditën e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Kumbaro është parë pak minuta më herët të futet në institucionin e drejtësisë.

Nuk dihet ende arsyeja se pse ministrja është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Një nga vendimet e shumë diskutuara ka qenë leja që ka dhënë ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, për ndërtimin e “Resort Manastirit” nga kompania “AlbStar” e Idajet Ismailajt, brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit.

Me një vendim të beftë, në vitin 2021 Kumbaro dha shumë lehtë firmën që gjiri i Manastirit, në hyrje të zonës së Ksamilit, të hiqej nga zona e mbrojtur, ku më pas Këshilli Kombëtar i Territorit dha lejen për resort.

Projekti u kundërshtua me forcë në atë kohë, teksa vetë Kumbaro në një interpelancë në Kuvend tha se “projekti është një pikë e voçkël”.