Sat, May 2, 2026

Unikatil prek me dedikimin për vëllain e ndjerë, publikon këngë në ditëlindjen e tij

Unikatil prek me dedikimin për vëllain e ndjerë, publikon këngë në ditëlindjen e tij
  • PublishedMay 2, 2026

Reperi i njohur shqiptar Unikatil ka prekur ndjekësit e tij me një dedikim emocional për vëllain e ndjerë, duke ndarë një kujtim të veçantë që lidhet me ditëlindjet e tij.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, artisti ka zbuluar se çdo vit, në këtë ditë të rëndësishme, vëllai i tij kishte një kërkesë të veçantë: një këngë të realizuar prej tij. Edhe pse këtë herë mungesa është e pazëvendësueshme, Unikatil ka vendosur të mbajë gjallë traditën, duke i dedikuar një projekt të ri muzikor.

“Çdo ditëlindje vëllau i êm më ka kërku vetëm këngë. Shpirti i tij e ka ndi këtë këngë që e bona për ditëlindje, amo sonte para mesnatës e ndini edhe ju. Happy birthday my one and only!”, ka shkruar ai në postimin e tij, duke emocionuar fansat.

Screenshot

Kënga e re pritet të publikohet pak para mesnatës, duke u kthyer jo vetëm në një homazh për vëllain e tij, por edhe në një moment të veçantë për publikun që e ndjek prej vitesh.

Ky gjest ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ku fansat kanë shprehur mbështetje dhe respekt për artistin, duke vlerësuar sinqeritetin dhe ndjeshmërinë që ai vazhdon të transmetojë përmes muzikës së tij.