Aksidenti me dy viktima në Durrës, ja si është gjendja e të plagosurit
Një aksident tragjik është regjistruar në Durrës, ku 2 të mitur kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit, ku një automjet ka përplasur 2 fëmijët. Si pasojë e përplasjes, të miturit ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar. Fëmija i plagosur po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Burimet bëjnë me dije se fëmija i plagosur ka dëmtime të shumta në trup por fatmirësisht është koshient. Priten orët në vijim për të përcaktuar të plotë nëse ai e ka kaluar rrezikun për jetën.
Drejtuesi 57-vjeçar i mjetit, banor i zonës, është arrestuar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
