Mon, May 4, 2026

Shpërthen skandali në Ferma VIP, Adioni-Mozës: Ti je Ahmetoviq!

Shpërthen skandali në Ferma VIP, Adioni-Mozës: Ti je Ahmetoviq!
  • PublishedMay 4, 2026

Një tjetër situatë e tensionuar në Ferma VIP ka vendosur në qendër të vëmendjes Adion, pas një përplasjeje me Mimoza Ahmeti që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Adioni: “Ti je Moza Ahmetoviq”-u shpreh fermeri.

Kjo deklaratë u perceptua nga një pjesë e publikut si fyese dhe e papërshtatshme, duke sjellë kritika të shumta ndaj banorit.

Adioni: Lëre Moza Ahmetoviqin cka flet, ti mos hap plagë se edhe une e di ku me ka prekur, kam pasur me histori qe me ka treguar nena e baba, vetem mos I hap plaget se njerezit Akoma vuajne, hiqju Mimoza Ahmetoviqit cka flet

Moza: Ahmetoviq je ti, lufta bum, money money (para) këndej pum.

Adioni: Unë nuk jam Ahmetoviq, unë jam Puka.

Moza: Pukoviq.

Adioni: Jo, unë kam mbiemër shqiptar, jo si ti Ahmetoviq. Mua nuk mundesh të ma ndërron mbiemrin.

Moza: Po, Ahmeti është mbiemër mysliman njëherë, s’ka lidhje fare me sllavët.

Adioni: E keni ndërruar ju, unë s’e kam ndërruar, unë jam Puka.

Moza: S’e kam ndërruar asnjëherë. Më ka thënë babai, jemi Nikq, kemi qenë kristianë. Hajde një pushtues, ndrysho; hajde një tjetër, ndrysho; ec në komunizëm, hiqe. Ahmetaj kemi qenë ne, na e hoqën.

Adioni: A ke qenë Ahmetoviq?

Moza: Unë Ahmetoviq s’kam qenë kurrë.

Adioni: E imja ka qenë vetëm Puka, prej Puke. S’mund të më thuash mua se unë vij prej Shqipnisë.

Moza: Shko edhe njëherë te viqi dhe te lopa. Ne jemi Nikq, Nikq kemi qenë që në kohën e kristianizmit.

Episodi ka nxitur reagime të forta në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut e ka konsideruar gjuhën e përdorur si të papranueshme dhe përçarëse, ndërsa të tjerë e shohin si pjesë të dinamikave të forta të lojës brenda Ferma VIP.