Wed, May 6, 2026

Ish-banori i ‘Ferma VIP’: Moza Ahmeti, një e lajthitur e kohës së komunizmit

Ish-banori i ‘Ferma VIP’: Moza Ahmeti, një e lajthitur e kohës së komunizmit
  • PublishedMay 5, 2026

Ish-konkurrenti i spektaklit Ferma VIP, Klod Dedja, ishte i ftuar së fundmi në studion e emisionit Living Day, ku ndau mendimet e tij për eksperiencën në reality show dhe komentoi zhvillimet më të fundit që kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Gjatë intervistës, Dedja u ndal veçanërisht te debatet e forta që kanë shoqëruar spektaklin, duke mos kursyer kritikat ndaj Mimoza Ahmeti. Ai u shpreh se nuk pajtohet me mënyrën se si publiku reagon dhe mbështet figura që, sipas tij, përfaqësojnë një qasje të tepruar dhe shpeshherë banale në ekran.

“Më vjen shumë keq që publiku është kaq shumë i tërhequr nga një e lajthitur e kohës së komunizmit, e cila merr gjithmonë banalitet. Unë jam kundra kësaj gjëje. Loja është shumë e pranueshme, por…. Kjo është edhe një brez shumë agresiv, me gjithë respektin. Ka një lloj agresiviteti, se ata ishin brezi i fundit, ata e pësuan. Se jetuan shumë komunizmin, por kur ishin 20 vjeç, ata spiunonin njëri-tjetrin, futnin në burg njëri-tjetrin dhe dashuroheshin mbrapa ferrave”, u shpreh ai për Moza Ahmeti.

Përtej diskutimeve mbi spektaklin, Klodi ndau edhe detaje nga jeta e tij personale, duke zbuluar se po mendon seriozisht për të ardhmen dhe krijimin e një familjeje. Ai konfirmoi se dëshira për të pasur një fëmijë është e pranishme dhe se e sheh këtë si një hap natyral në një marrëdhënie ku ka dashuri.

“Po, e kemi menduar shumë fort të kemi një fëmijë. Ku ka dashuri, është mirë të ketë edhe fëmijë. Është diçka që e shohim në të ardhmen,” u shpreh ai.