Wed, May 6, 2026

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia
  • PublishedMay 5, 2026

Këngëtari Blero duket se po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tij personale. Vetëm pak muaj më parë, ai i dha fund beqarisë për herë të tretë, duke u martuar me partneren e tij, bukuroshen nga Hasi, Eronitën.

Lajmi për lidhjen e tyre bëri shpejt bujë, ndërsa çifti nuk hezitoi të ndajë edhe një tjetër moment të rëndësishëm me publikun. Ata kanë bërë të ditur se janë në pritje të fëmijës së parë së bashku, duke shtuar edhe më shumë emocion rreth historisë së tyre. Sipas raportimeve, Blero dhe Eronita janë në pritje të një djali.

Ndërkohë, ditën e sotme, këngëtari ka surprizuar ndjekësit me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku konfirmon se ai dhe Eronita kanë kurorëzuar zyrtarisht lidhjen e tyre. Në pamjet e shpërndara, çifti shihet në një atmosferë të qetë dhe plot buzëqeshje, teksa firmosin dokumentin e kurorëzimit. Sikurse shihet prane nuk kane njerez te shumte, ndryshe sic ndodhi ne diten e dasmes.

Të lumtur dhe të relaksuar, Blero dhe Eronita duken më të bashkuar se kurrë, duke shënuar kështu një kapitull të ri në jetën e tyre, që pritet të plotësohet shumë shpejt edhe me ardhjen në jetë të djalit të tyre.