Bllokon lajmet dhe kërkon 680 mijë euro, kush është Dionis Teqja i Megatek? Aksidente e shfrytëzim të miturish në punë
Bllokon lajmet dhe kërkon 680 mijë euro, kush është Dionis Teqja i Megatek? Aksidente e shfrytëzim të miturish në punë
Nga Klodian Tomorri
Dionis Teqja, pronari i Megatekut ka bërë një padi kundër një numri të madh portalesh në Shqipëri, ku kërkon heqjen e nje lajmi dhe gjobitjen me 500 mijë euro të kolegut Arsen Rusta dhe nga 20 mijë euro portaleve të tjera.
Gjykatësi ka vendosur sigurimin e padisë dhe thotë në vendim të hiqet lajmi mashtrues. Pra pa e gjykuar çështjen ne themel, e ka caktuar ky që është lajm mashtrues. Nejse.
Ne padi zoti Teqja thote se eshte sipermarres i mirenjohur dhe i suksesshem me aktivitet brenda dhe jashte vendit, te cilit i kane demtuar rende reputacionin.
Tani, cdo njeri ka te drejte te kerkoje kompesim kur demtohet, kjo nuk ka asnje diskutim. Qe zoti Teqja eshte sipermarres i njohur dhe i suksesshem as kjo nuk ka pike dyshimi. Por edhe njohja dhe suksesi burojne nga diku.
Zotit Teqja, suksesi fillimisht i buroi kur u lidh me familjaret e nje ish kryebashkiaku dhe ne kembim mori monopolin e plehrave te Tiranes ne Sharre. Dhe lidhja korruptive ose minimalisht konflikti i interesit aty ka qene aq flagrant, sa qe familjaret ishin ne bordin e kompanive te zotit Teqja.
Kurse i mirenjohur ai u be nga fakti, qe ne kompanine e tij punonin te mitur, te cilet kryenin pune te rende fizike. Megateku i sipermarresit te njohur ka aksidentuar rende dy te mitur ne pune dhe ka marre jeten e nje punonjesi 32 vjecar.
Por zotit Teqja nuk i hyri asnje gjemb ne kembe per keto bemat qe e ben te njohur dhe te suksesshem. Tani ai bashke me nje gjyqtar qe ka mbaruar shkollen me korrespondence, duan te denojne gazetare me gjysme milioni euro gjobe, per nje lajm qe eshte i vertete, por qe mund te kete patur ndonje interpretim te ekzagjeruar ne titull.
Sepse si zoti Teqja ashtu dhe gjyqtari me shkolle nate i llogarisin 500 mije eurot me kutin e tyre dhe e dine se i kane te gjithe.
