Bostoni në shitje, por Inter kërkon një “thes” me para
Me titullin e 21-të në xhep, në shtëpinë e Inter është koha të bëjnë llogari në lidhje me sezonin e ri. Një nga temat më të diskutuara është e ardhmja e Alessandro Bastonit, largimi ose jo i tij pritet të ketë një efekt domino. Barcelona vijon ta mbajnë në krye të listës së dëshirave, por drejtuesit e klubit blaugrana janë të mërzitur me qendërmbrojtësin “azzurr”, kjo për një arsye shumë të thjeshtë.
Drejtuesit e Barçës shpresonin që Bastoni të ushtronte presion tek Inter, të kërkonte largimin nga Milano, në mënyrë që zikaltërit të ulin pretendimet e tyre në lidhje me vlerëson e kartonit.
Corriere dello Sport shkruan se Inter nuk do të bëhet pengesë, mund ta lënë të lirë, por kur bëhet fjalë për kartonin para nuk kanë ndërmend të bëjnë skonto: Bastoni nuk largohet pa marrë fillimisht 60 milionë euro.
