Henry vlerëson Arsenalin: Çfarë duhet të themi për këtë skuadër të pathyeshme në Champions League? Janë tjetër nivel
Legjenda e njohur Thierry Henry, i cili ka luajtur për Arsenalin, vlerësoi në maksimum londinezët, për arritjen në finalen e Champions League.
“Kur sheh atë që ky grup ka realizuar, duhet të kthehesh pas në mendime, – ka thënë “Titi” për CBS. – Shpesh flasim për “Të pathyeshmit” e 2004-ës, por çfarë duhet të themi për këtë skuadër të pathyeshme në Champions League? Është në një nivel krejt tjetër. Në Europë nuk ka marzh gabimi. E pamë qartë në gjysmëfinale ndaj Atlético.
Të gjithë mendonin: ‘Ky është një makth, sepse e dimë se sa atyre u pëlqen të na tërheqin në baltë. Por Arsenali u tregua i duruar, i mundi me të njëjtën mënyrë loje, në një ndeshje shahu mental”.
Më tej Henry ka theksuar se ky Arsenal e ka shkruar tashmë historinë: “Të shkosh në finale pa asnjë humbje është një tregues i qartë për botën se Arsenali po ndryshon standardet. Jam një tifoz dhe të shoh klubin tim të mishërojë ADN-në e veriut të Londrës me shumë klas, emocionohem dhe jam gati të qaj.”
