Thu, May 7, 2026

Kol Bushpepa, nga Dubai në Tiranë por bie në pranga për Italinë

Kol Bushpepa, nga Dubai në Tiranë por bie në pranga për Italinë
  • PublishedMay 7, 2026

Kol Bushpepa, nga Dubai në Tiranë por bie në pranga për Italinë

Gjurmimi i lëvizjeve të familjarëve nga Shqipëria në Dubai dhe anasjelltas ka çuar agjentët në gjurmët e shqiptarit të shumëkërkuar që akuzohet se mbushi Venecian me kokainë.

kol bushpepa

Ai është Kol Bushpepa, që u arrestua dy ditë më parë pas një operacioni të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë, teksa pret procedurat e ekstradimit.

Bushpepa kërkohej prej 4 vitesh dhe qëndronte i fshehur në Dubai. Ai kishte ftuar edhe familjarët së fundmi për të festuar Vitine Ri, e më pas ishte kthyer fshehurazi në Shqipëri. Agjentët kishin ndjekur lëvizjet e bashkëshortes së tij, sipas medias italiane.

Në vitin 2022 ndaj tij ishte lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar për trafik droge në Itali.

Italianët e cilësonin atë edhe si “bosi i kokainës”.

Ndaj 43-vjeçarit ishte dhënë edhe një dënim në mungesë me 5 vjet, 3 muaj dhe 10 ditë burgim për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Së fundmi agjentët kishin pikasur udhëtimet e shpeshta të familjarëve dhe më pas të vetë Bushpepës, duke e lokalizuar në kryeqytetin shqiptar.

Sipas medias italiane, karriera e shqiptarit nis që prej vitit 2009, kur ishte vetëm 27 vjeç, po në Venecia, kur procedohet për herë të parë si pjesë e një organizate italo-shqiptare të drogës. Në atë kohë precedentët ishin të vegjël për shpërndarje, teksa edhe punonte në zonë.

shqiptari arrestin

Në vitin 2012 emri i tij rikthehet me forcë tek dosjet e autoriteteve, pjesë e një operacioni ku u kapën 229 chili di marijuanë mes Mestre dhe Martellago, një sasi kokaine dhe një pistoletë “Zastava”. Droga llogaritej me çmim tregu 2 mln euro nëse shitej me pakicë. Mes të arrestuarve të grupit ishte edhe Bushpepa.

Në vitin 2021 roli i tij ndryshon tërësisht, ku dyshohet se merr drejtimin e grupit. Sistem i strukturuar furnizimi dhe shpërndarje në Venecia dhe rajonet e saj. Të paktën 2 kg kokainë e xhiruar në muaj dhe miliona euro fitim në vit, informon media italiane.

itali

Grupi përdorte mesazhe të koduara, ndërronte shpesh kartat SIM dhe qarkullonte shuma të mëdha. Në 28 janar 2022 arriva u dënua me burg nga gjykata italiane në mungesë, prej të cilave i kanë mbetur 4 vjet dhe 18 ditë, ndërsa pret ekstradimin nga Interpol Tirana dhe Roma.