Thu, May 7, 2026

Tragjedi në Spanjë/ Ndërron jetë gjatë festës personazhi i njohur, dikur i lidhur me modelen shqiptare

Tragjedi në Spanjë/ Ndërron jetë gjatë festës personazhi i njohur, dikur i lidhur me modelen shqiptare
  • PublishedMay 7, 2026

Ylli i TOWIE, Jake Hall, është gjetur i vdekur në një vilë spanjolle, pasi pësoi lëndime në kokë gjatë një daljeje natën. Policia e gjeti 35-vjeçarin në një pellg gjaku pasi pësoi një plagë fatale në kokë, e cila thuhet se u shkaktua nga copa xhami.

Jake, i cili u bë i famshëm në “The Only Way Is Essex”, u gjet i pajetë në pronën me qira në Santa Margalida, Majorca, pasi oficerët u thirrën në vendngjarje në orët e para të mëngjesit, siç raportohet nga “Mirror”.

“Dëshmitarët u thanë hetuesve se ai kishte dalë duke festuar gjithë natën dhe vendosi që t’a vazhdonte festën përsëri në vendin që kishte marrë me qira”, ka thënë një burim.

Oficerët kanë konfirmuar se katër burra dhe dy gra që po qëndronin në pronë, janë marrë në pyetje si pjesë e hetimit në vazhdim. Kuptohet që ata i kanë thënë policisë se kishin dalë më herët gjatë mbrëmjes, përpara se të vazhdonin të shoqëroheshin përsëri në vilë deri në orët e para të mëngjesit.

Autoritetet u njoftuan rreth orës 7:30 të mëngjesit të së mërkurës, duke shkaktuar një reagim të madh në shtëpinë me qira në veri të ishullit.

“Ne po përqendrohemi në teorinë se viktima vdiq në një aksident tragjik pasi goditi kokën në derën prej xhami, por është ende shumë herë për të thënë me siguri se çfarë ndodhi”, ka thënë një burim policor.

Modelja e njohur shqiptare, Misse Beqiri, ka reaguar pas vdekjes tragjike të ish-partnerit të saj, Jake Hall, më të cilin ka një vajzë 8-vjeçare, River. Një zëdhënës i Beqiri ka lëshuar një deklaratë për Tyla pasi u përhap lajmi për vdekjen e 35-vjeçarit.

“Në këtë kohë, fokusi i Misse është në mbështetjen dhe mbrojtjen e fëmijës së tyre, teksa përballen me këtë humbje shkatërruese. Familja po kërkon privatësi, dhembshuri dhe respekt ndërsa vajtojnë privatisht”, thuhet në deklaratën në fjalë.