Fri, May 8, 2026

Adrian Gaxha bëhet baba për herë të parë!

Adrian Gaxha bëhet baba për herë të parë!
  • PublishedMay 8, 2026

Adrian Gaxha është bërë baba për herë të parë. Këngëtari i njohur dhe partnerja e tij, Sidorela Dauti, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, duke nisur kështu një kapitull të ri dhe shumë emocionues në jetën personale.

Lajmin e bukur artisti ka zgjedhur ta ndajë vetë me ndjekësit përmes një postimi në rrjetet sociale. Edhe pse prej vitesh ka preferuar ta mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike, këtë herë Adriani vendosi të ndajë një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij.

Në postimin e publikuar në Instagram, këngëtari ndau një fotografi mjaft emocionuese ku shihet dora e vogël e foshnjës.

“Mirë se vjen 👶💗”, shkroi ai krahas fotos, duke konfirmuar ardhjen në jetë të bebit.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale u mbushën me urime dhe komente pozitive nga fansat, miqtë dhe personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar. Ndër të parët që reaguan ishin Blero Muharremi, Argjentina Ramosaj, Vesa Smolica dhe Egzona Rafuna, të cilët i uruan çiftit shëndet dhe lumturi në këtë etapë të re.

Pak javë më parë ishte raportuar se çifti po prisnin fëmijën e tyre të parë, pas një romance të mbajtur larg syrit të publikut. Tashmë, me ardhjen në jetë të foshnjës, fansat presin me kuriozitet të zbulojnë edhe emrin që çifti ka zgjedhur për bebushin.