Fri, May 8, 2026

Brikena Selmani pas daljes: Më ka ardhur keq që dola para Rogertit

Brikena Selmani pas daljes: Më ka ardhur keq që dola para Rogertit
  • PublishedMay 8, 2026

Brikena Selmani ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur gjerësisht për eksperiencën e saj në “Big Brother” dhe jetën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë intervistës, ajo u ndal te eliminimi i saj, duke shprehur njëfarë zhgënjimi për faktin që la lojën përpara Rogertit. “Më ka ardhur keq që kam dalë para Rogertit, sepse kam menduar se e mira në fund fiton. Por kur dola jashtë kuptova se publiku më ka mirëpritur njësoj si të isha finaliste”, u shpreh Brikena, duke theksuar se mbështetja e publikut ka qenë një surprizë pozitive për të.

Ajo foli gjithashtu për imazhin e saj brenda dhe jashtë reality show-t, duke u ndalur te paragjykimet që mund të ketë hasur. Sipas saj, pamja apo veshja nuk përcaktojnë personalitetin e një njeriu. “Pavarësisht pamjes dhe veshjes time, kam treguar se jam ky person dhe se veshja nuk e bën njeriun. Nuk ka asgjë të keqe nëse kërcen apo vishesh. Kam dashur të tregoj karakterin tim dhe jo një Brikenë të lazdruar”, tha ajo.

Në vijim, Brikena ndau edhe detaje nga jeta e saj sentimentale, duke folur për marrëdhënien me Mateon, të cilën po e vazhdojnë jashtë shtëpisë. “Kur vij në Tiranë, jam në prezencë të Mateos. Ndihem shumë mirë me të dhe shpresoj më të mirën, nuk do doja ta mendoja fare ndarjen”, shtoi ajo.

Në fund të intervistës, Brikena la të kuptohet se mund të ketë surpriza në karrierën e saj televizive, duke deklaruar se ka marrë disa oferta pas daljes nga reality show, pa dhënë më shumë detaje.