Sat, May 9, 2026

KF Sopoti ngjitet në Kategorinë e Parë, reagon kryebashkiaku Mariglen Disha: Një sukses i merituar

KF Sopoti ngjitet në Kategorinë e Parë, reagon kryebashkiaku Mariglen Disha: Një sukses i merituar
  • PublishedMay 9, 2026

KF Sopoti ngjitet në Kategorinë e Parë, reagon kryebashkiaku Mariglen Disha

Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha, ka përgëzuar ekipin e KF Sopoti për ngjitjen në Kategorinë e Parë, duke e cilësuar këtë sukses si rezultat të sakrificës, punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm të skuadrës.

Përmes një mesazhi publik, Disha shprehu vlerësimin për futbollistët, stafin drejtues dhe tifozët e ekipit, të cilët sipas tij “nuk reshtën kurrë së besuari”.

“Sot fiton jo vetëm ekipi, por gjithë Librazhdi”, u shpreh ai, duke theksuar krenarinë për arritjen e klubit dhe besimin se sukseset më të mëdha për Sopotin janë ende përpara.

Ngjitja e KF Sopoti në Kategorinë e Parë konsiderohet një moment i rëndësishëm për sportin në Librazhd dhe një arritje që rikthen entuziazmin te tifozët e futbollit në qytet.