Plas sherri pas “Big Brother VIP”? Selin, Mateo dhe Gimbo i japin fund miqësisë
Miqësia që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania mes Selin, Mateos dhe Gimbos duket se tashmë i përket së kaluarës. Treshja, e cila gjatë qëndrimit në format u shfaq shumë e afërt dhe krijoi një raport të fortë me njëri-tjetrin, ka ngritur dyshime për një krisje të madhe në marrëdhënie pas përfundimit të spektaklit.
Fansat kanë vënë re lëvizjet e fundit të tyre në rrjetet sociale, që kanë ndezur menjëherë diskutimet online. Gjithçka nisi kur Selin hoqi Mateon nga lista e ndjekësve në Instagram. Vetëm pak më vonë, i njëjti veprim u bë edhe nga Gimbo, ndërsa reagimi i Mateos nuk mungoi, duke i bërë “unfollow” të dyve.
Kjo situatë ka rikthyer në vëmendje deklaratat e bëra gjatë “Post BBVA”, ku Mateo u shpreh se Selin nuk e meritonte fitoren e këtij edicioni pasi, sipas tij, nuk kishte bërë një lojë fituese. Komenti u prit keq nga fituesja, e cila u shfaq e zhgënjyer dhe e prekur nga qëndrimi i ish-mikut të saj.
Ndërkohë, deri pak kohë më parë, Mateo kishte folur publikisht për raportin e afërt që kishte krijuar me Gimbos brenda shtëpisë, duke e konsideruar një nga miqësitë më të vlefshme të eksperiencës së tij në format.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të sqaruar se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre, por zhvillimet e fundit kanë mjaftuar për të ngritur dyshime se raporti mes treshes është prishur përfundimisht.
![]()
