Sun, May 10, 2026

Dua Lipa në betejë ligjore! Kush rrezikon t’i paguajë 15 milionë dollarë?

Dua Lipa në betejë ligjore! Kush rrezikon t’i paguajë 15 milionë dollarë?
  • PublishedMay 10, 2026

Dua Lipa ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore ndaj Samsung, duke ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj.

Sipas pretendimeve të artistes, kompania koreano-jugore ka përdorur fotografinë e saj në paketimet e televizorëve, pa marrë më parë miratim zyrtar apo pa arritur një marrëveshje financiare me ekipin e saj menaxhues. Bëhet fjalë për një imazh të realizuar gjatë performancës së saj në Austin City Limits, i cili, sipas padisë, është përdorur në mënyrë të gjerë në produkte që prej vitit të kaluar.

Dokumentet e depozituara në Gjykatën e Kalifornisë zbulojnë se ekipi i këngëtares kishte tentuar fillimisht ta zgjidhte çështjen jashtë gjykatës. Ata kishin kontaktuar drejtpërdrejt kompaninë për të kërkuar heqjen e imazhit nga paketimet, por kërkesa e tyre është refuzuar, duke i detyruar të ndërmarrin hapa ligjorë.

Për të përforcuar argumentin mbi përfitimet financiare të kompanisë, në dosje janë përfshirë edhe reagime nga përdorues të rrjeteve sociale, të cilët pranojnë se janë ndikuar nga prania e imazhit të artistes në paketim për të blerë produktin.

Nga ana tjetër, ekipi ligjor i Dua Lipa thekson se ajo ka ndërtuar një imazh të fortë dhe “premium” në industrinë globale, duke përzgjedhur me kujdes çdo bashkëpunim tregtar. Për këtë arsye, përdorimi i paautorizuar i figurës së saj konsiderohet një shkelje serioze e të drejtave të imazhit dhe interesave të saj komerciale.