Mon, May 11, 2026

“Jam ndjerë e dhunuar psikologjikisht” – Sara shpërthen pas konfliktit me Zhakun

“Jam ndjerë e dhunuar psikologjikisht” – Sara shpërthen pas konfliktit me Zhakun
  • PublishedMay 11, 2026

Mes Sarës dhe Zhakut ka pasur një përplasje të fortë dhe të ashpër gjatë fundjavës që kamë pas.

Me tone të larta dhe të ashpra, Zhaku i ka drejtuar një sërë fjalë Sarës, e cila është ndjerë e dhunuar nga ana psikologjike dhe ka kërkuar edhe ndihmë.

“Për mua nuk ka qenë e vështirë komunikimi, por Zhaku ka ardhur nga jashtë dhe jam sulmuar që në sekondën e parë. Unë nuk kam pasur asnjë informacion për Zhakun, ajo ka pasur për mua. Ka qenë një “luftë” e padrejtë. Prisja më shumë nga Zhaku sepse ka qenë opinioniste në sezonin më parë dhe e di sa presion ka. I kam dhënë disa herë shanse për të më njohur. Nuk e di sa e drejtë është kjo gjë. Më përmend terapi, djallin ndërkohë që thotë se beson në zot dhe nga një grua që është paragjykuar, nuk e kam pritur të paragjykohem. Unë jam ndjerë e dhunuar psikologjikisht dhe kam kërkuar ndihmë nga psikologu”, tha Sara.

Por për Zhakun, asnjë debat nuk është nga jashtë, por nga situatat e bashkëjetesës në fermë.

Janë konkluzione që kam, nga bashkëjetesa. Sa herë Sara hap gojën dhe nxjerr xhevahire, mua më përforcohet mendimi për të”, tha Zhaku.

Për Sonin, qëndrimi i Zhakun ndaj Sarës nuk ka qenë i drejtë.

Perceptimi që ka nga jashtë për Sarën është i gabuar. Sara është vajzë e mirë dhe e ka treguar. Edhe Zhaku do e tregonte e doja ti tregojë që sulmi është i padrejtë”, tha Soni.

Edhe Moza ka qenë në të njëjtën linjë. Sipas saj, pa pasur njohje dhe marrëdhënie më të afërta, s’mund tt;ia thuash troç çdo fjalë.

Situata është komplekse nga ana teknike. Ata që hyjnë në fermë janë të informuar. Mendoj që kur nuk je futur në raport, Zhaku duhet të priste sa të gjente raportin sa të ndizte shkrepsen. E drejta e rifillimit të vetes është e drejtë njerëzore. Nga pikëpamja e momentit, pa asnjë fërkim e pa e njohur t’ia thuash troç. Ajo që ndodhi ishte përplasje kokë më kokë, e momentit”, tha Moza./VIZIONPLUS