EKSKLUZIVE/ Policia godet bosin e Call Center Granit Pepnika, lëshohet masë arresti me burg
Emri i Granit Pepnikaj është rikthyer sërish në vëmendjen e autoriteteve, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet mbi aktivitetin e call center-ave në Rrugën e Kavajës.
Sipas burimeve, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa që dyshohet se lidhen me Pepnikajn ose persona të afërt me të. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se janë lëshuar disa urdhër-arreste, ndërsa deri më tani raportohet se janë ekzekutuar të paktën tre masa sigurie.
Po sipas të njëjtave burime, masë sigurie është caktuar edhe për vetë Granit Pepnikajn, megjithatë detajet mbi akuzat apo statusin procedural mbeten ende të paqarta.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me operacionin dhe shtrirjen e plotë të hetimeve, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje.
