Tue, May 12, 2026

Helmimi i studentëve nga ushqimi i Sori Al, bllokohet mensa e Akademisë

Helmimi i studentëve nga ushqimi i Sori Al, bllokohet mensa e Akademisë
  • PublishedMay 12, 2026

Pas skandalit ku u helmuan 56 studentë, AKU ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë. Pas analizave ka rezultuar se mensa është jashtë kushteve normale higjienike. AKU i ka vendosur shiritin.

Akademia e Sigurisë e merr ushqimin me katering te kompania “Sori Al” dhe më pas studentët ushqehen në mensën e akademisë, mensë e cila pas analizave ka rezultuar jashtë çdo standardi higjenik.

Burime bëjnë me dije se tani që është bllokuar mensa, kursantët e Akademisë do t’i nxjerrin në praktikë të cilën e bëjnë jashtë institucionit, pasi aty tani nuk kanë ku të ushqehen.

Helmimi i studentëve nga ushqimi i Sori Al, bllokohet mensa e Akademisë