Tue, May 12, 2026

Natë magjike për Betisin, rikthehet në Champions pas 21 vitesh

Natë magjike për Betisin, rikthehet në Champions pas 21 vitesh
  • PublishedMay 12, 2026

Betis është kualifikuar për në Champions League pas 21 vitesh mungesë. Skuadra e drejtuar nga Pellegrini mundi 2-1 Elchen në shtëpi.

Cucho realizoi për vendasit fillimisht, ndërsa Fort vendosi ekuilibrat në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Fornals i dhuroi Betisit 3 pikë, për të shkuar kështu në kuotën e 57 të tillave. Pas sfidës, festa ishte e madhe për skuadrën nga Sevilla, për këtë sukses të rëndësishëm.