Thu, May 14, 2026

Finale “thriller” në Skoci, Celtics mban gjallë shpresat, sfida direkte ndaj Hearts vendos titullin

Finale “thriller” në Skoci, Celtics mban gjallë shpresat, sfida direkte ndaj Hearts vendos titullin
  • PublishedMay 14, 2026

Gara për titullin kampion në Skoci do të vendoset vetëm në javën e fundit pas një mbrëmje dramatike. Kryesuesit e Hearts fituan 3-0 ndaj Falkir në sfidën e vlefshme për javën e 37 dhe ishin shumë pranë zyrtarizimit si kampion, por rivali i tyre Celtic triumfoi 3-2 në transfertë ndaj Motherwell. falë një penalltie shumë të diskutueshme në minutat shtesë, të realizuar nga Iheanacho, duke frenuar festën për një titull historik të Hearts. Në krahun tjetër tifozët e Celtic ishin në delir, duke “uzurpuar” madje edhe fushën pas suksesit.

Tani gjithçka do të vendoset në përballjen direkte të fundjavës në Glasgow: Hearts-it i mjafton barazimi për titullin e parë pas 66 vitesh, ndërsa Celtic kërkon fitoren për të përmbysur gjithçka në ndeshjen finale të sezonit.