Thu, May 14, 2026

Sarandë/ Arrestohen 8 punëtorë që po ndërtuan pa leje afër bregdetit! Pronarja në kërkim

Sarandë/ Arrestohen 8 punëtorë që po ndërtuan pa leje afër bregdetit! Pronarja në kërkim
  • PublishedMay 14, 2026

Sarandë/ Arrestohen 8 punëtorë që po ndërtuan pa leje afër bregdetit! Pronarja në kërkim

Policia e Sarandës ka ndërhyrë për të ndaluar një rast të ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke arrestuar 8 punëtorë që ishin angazhuar në punimet e paligjshme. Ndërkohë, pronarja e tokës në një zonë plazhi në lagjen nr. 1 është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë: Ylli Daci, 33 vjeç, Emiljano Sotiri, 41 vjeç, Kleanth Rakipi, 25 vjeç, Bilbil Rexho, 48 vjeç, Enkeiled Rrëza, 41 vjeç, Oriant Cako, 32 vjeç, Oltion Bushaj, 47 vjeç, dhe Erjon Kovaçi, 42 vjeç. Pronarja e tokës, Arjola Dhrami (Bajo), është 42 vjeçe.

Sipas njoftimit të policisë, janë njoftuar shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat po punojnë për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

Njoftimi i Policisë sqaron se, pas kontrolleve në terren, me fokus në zonat bregdetare për të parandaluar dhe goditur rastet e ndërtimit të paligjshëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë identifikuan punime ndërtimi në një objekt (i përbërë nga disa struktura, disa prej të cilave ndodheshin në ujë) në një hapësirë plazhi në lagjen nr. 1.

Gjatë operacionit, policia arrestoi në flagrancë:

K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë;
B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë;
E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë;
O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë;
E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë;
Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.

Gjithashtu, u identifikua dhe shpall në kërkim pronarja e hapësirës së plazhit, A. B., për të cilën dyshohet se po kryheshin punimet. Punohet për kapjen e saj.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë njoftuar IKMT-në, IMT-në dhe Policinë Bashkiake, të cilat tani po vijojnë me procesin e prishjes së ndërtimeve.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë së tij me një vendim gjyqësor të formës së prerë.