Fri, May 15, 2026

“Mozës do i bëj gropën”, “shpërthen” Zhaku, poetja: Ajo ka dalë me partnerin tim, nuk e kam mikeshë

“Mozës do i bëj gropën”, “shpërthen” Zhaku, poetja: Ajo ka dalë me partnerin tim, nuk e kam mikeshë
  • PublishedMay 15, 2026

Mes Mozës dhe Zhakut nuk ka asnjë raport miqësie. Këtë gjë e bëri të ditur vetë poetja Mimoza Ahmeti, teksa komentoi përplasjet e fundit me Zhakun. Kjo e fundit, tha se poetja e ka ulur nivelin në Ferma Vip, në sytë e saj dhe të publikut.

“Moza është artiste dhe ka nevojë të komunikojnë në mënyrë intelektuale por këto nuk dinë dhe e kanë ulur Mozën në publik dhe në sytë e mi”

Por për Mozën, raportet me Zhakun kanë qenë me ulje-ngritje. Sipas saj, Zhaku ka dalë me partnerin e saj, ndërsa ka treguar edhe detaje nga njohja e tyre.

“Me Zhakun kam tentuar të bëj një album në vitin 2000 por kjo u tërhoq dhe unë e bëra vetë. Nuk kam pasur një lidhje konstante. Mikesha nuk kemi qenë. Të kesh një shoqe që thua kam ngjarje nuk janë shkëputje 15 vjeçare dhe ti del me partnerin e saj. Nuk mbaj mend kur kam pirë një kafe të fundit. Ka mënyra ekstravagante reagimi dhe ka humbur pikë. Unë i them ulu në tokë dhe flasim”, tha Moza.

Ne fund te bisedes gjate Prime, mes tyre kishte nje perqafim, duke nenkuptuar se historite personale te tyre do te lihen jashte ketij formati.