“Strategu, Q8, Nusja dhe Noizy”, SPAK zbardh nofkat e grupit që sulmoi “Bajrat” në Bushat
“Strategu, Q8, Nusja dhe Noizy”, SPAK zbardh nofkat e grupit që sulmoi “Bajrat” në Bushat
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Franko Lekën, të akuzuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, planifikuan dhe organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit, në Rranxë të Bushatit, atje ku ai banonte. I pandehur është marrë gjithashtu dhe Prendi ndërsa hetimet janë mbyllur dhe dosja është dërguar për gjykim në GJKKO.
Shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë prishja e pazareve të drogës. Samuel Troshani, Izmir Sakicaj dhe Franko Leka njihen ndryshe si anëtarë të grupit të Safet Bajrit. Ne dosjen e SPAK ku janë dokumentuar disa foto e video Sakicës, Troshanit e të tjerë personave, duke bërë qitje me armë në zona të pabanuara.
Ky organizim kriminal u vu në zbatim më 23 gusht 2024 dhe përfundoi në një përplasje me armë zjarri ndërsa plani i tyre mbeti në tentativë. Aleksandër Prendi, i cili i druhej një ngjarje kriminale ndaj tij, u bëri pritë me breshëri kallashikovësh automjetit me të cilin po udhëtoni 3 autorët. Sipas dosjes hetimore, Arsen Ceni përdorte nofkën “Strategu”, emër me të cilin rezultonte i regjistruar edhe në WhatsApp. Ndërkohë, Andrea Prendi identifikohej si “Q8”, nofkë që lidhej me automjetin Audi Q8 që ai përdorte dhe që ishte regjistruar në emër të Arsen Cenit.
SPAK ka ngritur për 3 të pandehurit akuzat për ‘vrasje në rrethana cilësuese’, e mbetur në tentativë, ‘sigurim kushtesh për të kryer vrasje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, të gjitha këto të kryera në kuadër të grupit kriminal. Për këtë ngjarje, në kërkim vijon të jetë Franko Leka dhe Aleksandër Prendi ndërsa Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë në burg me vendin të Apelit të GJKKO-së për të njëjtën çështje. Sakica dhe Troshani, të njohur ndryshe si pjesëtarë të grupit ‘Bajri’, janë vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës më 22 janar 2025 për rrahjen e një qytetari në Shkodër.
