Fri, May 15, 2026

Urdhër nga lartë…/ Çfarë ndodhi në Sarandë, pranga gjysmës së policisë

Urdhër nga lartë…/ Çfarë ndodhi në Sarandë, pranga gjysmës së policisë
  • PublishedMay 15, 2026

Urdhër nga lartë…/ Çfarë ndodhi në Sarandë, pranga gjysmës së policisë

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, Shefi i Krimeve të Sarandës, Andi Duro dhe 2 specialistë të policisë janë prangosur ditën e sotme, ndërsa priten edhe arrestime të tjera, në kuadër të hetimeve për përfshirjen e efektivëve në abuzimet me ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara bregdetare të jugut, Sarandë dhe Ksamil.

Arrestimet erdhën ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi të premten një operacion në Sarandë, Ksamil dhe zonat e tjera përreth, duke hetuar disa raste të ditëve të fundit që lidhen me ndërtime të paligjshme.
Sipas informacioneve paraprake, hetimet janë fokusuar te dyshimet se punonjës policie kanë pasur rol ose kanë toleruar ndërtimet pa leje në vijën bregdetare.

Një ditë më parë, policia e Sarandës arrestoi 8 persona që po kryenin ndërtime pa leje pranë vijës bregdetare, ndërsa në kërkim u shpall edhe pronarja e tokës ku po kryheshin punimet.