Mon, May 18, 2026

Burnley përballet me Arsenal, trajneri merr vendimin për Brojën

Burnley përballet me Arsenal, trajneri merr vendimin për Brojën
  • PublishedMay 18, 2026

Sulmuesi shqiptar Armando Broja do ta nisë nga stoli përballjen mes Burnley dhe Arsenal në javën e parafundit të Premier League. Trajneri i Burnley, Jackson ka vendosur të mos e aktivizojë titullar sulmuesin kuqezi, duke preferuar Flemming në majë të sulmit.

Megjithatë, Broja mbetet një alternativë e rëndësishme për pjesën e dytë, sidomos nëse skuadra ka nevojë për më shumë forcë në sulm. Nga ana tjetër, Arsenali zbret në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm, teksa synon të afrohet edhe më shumë me titullin. Kujtojmë që Burnley ka rënë nga kategoria.