Mon, May 18, 2026

Elodie konfirmon lidhjen? Puthja pasionante me balerinën shqiptare ndez rrjetin

Elodie konfirmon lidhjen? Puthja pasionante me balerinën shqiptare ndez rrjetin
  • PublishedMay 18, 2026

Këngëtarja italiane Elodie duket se ka vendosur të mos e mbajë më private jetën e saj sentimentale. Një postim i fundit në rrjetet sociale ka ngritur dyshimet në nivel tjetër, duke u interpretuar nga fansat si një konfirmim i hapur i lidhjes së saj me balerinën shqiptare Françeska Nuredini.

Gjatë pushimeve në Japoni, Elodie ka ndarë një seri fotosh nga momentet e saj në vendin aziatik. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është një foto intime, ku ajo dhe Françeska shfaqen duke shkëmbyer një puthje pasionante, teksa përqafohen ngushtë me njëra-tjetrën.

Edhe pse prej muajsh kanë qarkulluar foto dhe video të dyshes së bashku, kjo është hera e parë që vetë këngëtarja publikon një moment kaq personal. Një veprim që për shumë ndjekës shihet si një mënyrë për ta bërë zyrtare marrëdhënien e tyre.

Gjatë muajve të fundit, çifti është parë shpesh së bashku në destinacione të ndryshme, nga Venecia në Ibiza për pushime verore. Udhëtimi në Japoni duket të ketë qenë një nga më të veçantët, me eksperienca si ceremonia tradicionale e çajit dhe vizitat në tempuj historikë.


Lidhja mes tyre ka lindur në ambientin profesional. Françeska Nuredini, 24 vjeç, është pjesë e trupës së vallëzimit të Elodies dhe e ka shoqëruar këngëtaren në turnetë e fundit muzikore.

Në një intervistë për “Le Mile Magazine”, Françeska ka folur për bashkëpunimin me Elodie, duke e cilësuar si një eksperiencë shumë të rëndësishme, jo vetëm artistike, por edhe personale — një deklaratë që sot merr një kuptim tjetër.