Tue, May 19, 2026

Martohet motra e Gjestit? Reagon për herë të parë Blerina

Martohet motra e Gjestit? Reagon për herë të parë Blerina
  • PublishedMay 19, 2026

Motra e Gjesti, Blerina, ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale gjatë orëve të fundit, pas disa postimeve që ndezën menjëherë dyshimet për një martesë të fshehtë.

Përmes disa videove dhe fotografive të publikuara në Snapchat, Blerina u shfaq e veshur me një fustan elegant nuseje, duke u dukur më rrezatuese se kurrë. Pamjet bënë menjëherë xhiron e rrjetit, ndërsa ndjekësit nisën të aludonin se ajo mund të kishte kurorëzuar në privatësi historinë e saj të dashurisë.

Komentet dhe urimet nuk munguan, pasi shumë prej ndjekësve menduan se ceremonia ishte mbajtur larg syrit të publikut. Megjithatë, pas gjithë zhurmës që u krijua online, ka reaguar vetë Blerina për të sqaruar situatën.

Në një tjetër postim në profilin e saj, ajo tregoi se nuk bëhej fjalë për martesë, por vetëm për prova të fustaneve të nusërisë. “O sjom martu hala jo veq prova”, shkroi ajo me humor, duke i dhënë fund thashethemeve që pushtuan rrjetin.

Megjithatë, ky reagim vetëm sa ka shtuar dyshimet se dasma mund të jetë shumë afër.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, emisioni Prive kishte raportuar ekskluzivisht se motra e Gjestit është fejuar zyrtarisht.

Tashmë duket se përgatitjet për ceremoninë kanë hyrë në fazën finale, ndërsa ndjekësit po presin me kureshtje momentin kur Blerina do të ndajë lajmin e madh me publikun.