Fri, May 22, 2026

Derbi shqiptar për mbijetesën/ Festojnë Veseli dhe Merkaj, skuadra e Çunit përfundon në… Serinë C

Derbi shqiptar për mbijetesën/ Festojnë Veseli dhe Merkaj, skuadra e Çunit përfundon në… Serinë C
  • PublishedMay 22, 2026

Bari i sulmuesit shqiptar Marvin Çuni ka rënë zyrtarisht në Serinë C pas një barazimi pa gola në dy ndeshjet e play-out-it të Serie B ndaj Sudtirolit të Frederik Veselit dhe Silvio Merkajt.

Ekipi i drejtuar nga Fabricio Kastori siguroi mbijetesën falë pozicionit më të mirë në renditjen e sezonit të rregullt. Avantazhi prej vetëm një pike në kampionat rezultoi vendimtar në fund. Dy përballjet prodhuan shumë tension, por asnjë gol, duke e lënë Barin pa mundësi shpëtimi. Ky është një zhgënjim i madh për klubin pugliez, që sezonin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e tretë italiane.

Mbrëmje festive për Veselin dhe Merkajn, ndërkohë që zhgënjim për Marvin Çunin, i cili luajti si u huazuar nga Rubin Kazani, teksa në fund të sezonit do të duhet të kthehet te klubi rus.