E hetoi SPAK, dënohet biznesmeni Rrok Gega dhe Zyra Islamaj
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 15, të
viti 2025, në ngarkim të të pandehurve Zyra Islamaj dhe Rrok Gega”
.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të
gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me
trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Bib Ndreca dhe Atalanta Zeqiraj, me
vendimin nr. 42, datë 21.05.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Zyra Islamaj për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni
pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi i
parë të K.Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet e 1 (një) muaj burgim.
2. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e
vënë në provë të pandehurën Zyra Islamaj për një periudhë kohore 2 (dy) vjet, me kusht
që gjatë kohës së provës e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe
e pandehura të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin
e saj.
3. Në respektim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike,
të të pandehurës Zyra Islamaj për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rrok Gega për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni
aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, paragrafi i
parë të K.Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
5. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e
vënë në provë të pandehurin Rrok Gega për një periudhë kohore 1 (një) vit, me kusht që
gjatë kohës së provës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i
pandehuri të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin
e tij.
6. Shpenzimet e fazës hetimore dhe ato gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur t’i ngarkohen
të pandehurve në mënyrë solidare.
7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve
