Fri, May 22, 2026

Marrëveshje sekrete me Bardhin? Taulant Balla i përgjigjet Arjan Currit: Shushunjat e darkës…

Marrëveshje sekrete me Bardhin? Taulant Balla i përgjigjet Arjan Currit: Shushunjat e darkës…
  • PublishedMay 22, 2026

Marrëveshje sekrete me Bardhin? Taulant Balla i përgjigjet Arjan Currit: Shushunjat e darkës…

Kryetari i Grupit Parlamentar të, Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj deklaratës së analistit Arjan Curri, i cili në një emision televiziv pretendoi se Balla dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, “hyjnë në një dhomë sekrete dhe bëjnë marrëveshje kundër interesave të popullit”.

Përmes një reagimi publik, Balla i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si dezinformim dhe duke përdorur tone ironike ndaj Currit.

“Një gazetar me shumë eksperiencë këtë soj e quan kolltukofag, sepse ky në vend të lajmit, siç bëjnë gazetarët/gazetaret e palodhur dhe më pak të paguar të terrenit, sajon lajmin e rremë nga kolltuku”, shprehet Balla.

Më tej, ai shton se debatet televizive të mbrëmjes shpesh krijojnë narrativa të pavërteta dhe se dakordësitë politike në funksion të interesit të vendit nuk duhet të interpretohen si tradhti.

“‘Shushunjat’ e darkës kur nuk ka sherr në Kuvend ngelen pa pickuar, ndërsa dakordësinë për hir të interesit të Shqipërisë e quajnë tradhti. Prandaj rekomandohet të mos deinformoheni nga kolltukofagët e banaqeve të darkës. Besojuni raportimeve të gazetarëve”, shkruan Balla.

Deklarata e Currit dhe reagimi i Ballës vijnë në një kohë debatesh politike mbi bashkëpunimet dhe dakordësitë mes palëve në Kuvend.