Fri, May 22, 2026

Princi William flet për rikuperimin e Kate Middleton: “Jam shumë, shumë krenar për të”

Princi William flet për rikuperimin e Kate Middleton: “Jam shumë, shumë krenar për të”
  • PublishedMay 22, 2026

Princi William ka dhënë një intervistë të rrallë live këtë të premte, ku ka folur me emocion për rikuperimin e bashkëshortes së tij, Kate Middleton, pas betejës me kancerin dhe rikthimit gradual në angazhimet publike.

Gjatë intervistës për emisionin “Heart Breakfast”, Princi i Uellsit u shpreh se ndihet jashtëzakonisht krenar për Kate, sidomos pas vizitës së saj të fundit në Itali në kuadër të projektit për zhvillimin e fëmijërisë së hershme.

“Ajo është një nënë e mrekullueshme, një bashkëshorte e jashtëzakonshme dhe familja jonë nuk do t’ia dilte pa të. Ka qenë vërtet fantastike”, tha William.

Ai tregoi se princesha ka kaluar shumë vështirësi gjatë dy viteve të fundit, por pavarësisht kësaj ka vazhduar të jetë e përkushtuar ndaj punës dhe projekteve të saj.

“Ajo ka qenë e jashtëzakonshme. Ka kaluar shumë gjëra në këto dy vitet e fundit dhe mezi e kishte pritur udhëtimin në Itali. Jam shumë i lumtur që gjithçka shkoi mirë për të”, u shpreh ai.

Princi William shtoi gjithashtu se udhëtimet zyrtare kërkojnë shumë energji dhe se familja përpiqet të ruajë ekuilibrin, në mënyrë që Kate të pushojë dhe të kujdeset për shëndetin e saj.

Në intervistë ai ndau edhe disa momente nga rutina familjare me tre fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis, duke treguar me humor kaosin e mëngjeseve para nisjes për në shkollë.