Fri, May 22, 2026

Shok skuadre me Strakoshën, sulmuesi serb: Te AEK jemi të gjithë një, nuk ka rëndësi nëse je kroat apo shqiptar!

Shok skuadre me Strakoshën, sulmuesi serb: Te AEK jemi të gjithë një, nuk ka rëndësi nëse je kroat apo shqiptar!
  • PublishedMay 22, 2026

Sulmuesi serb, Luka Jovic, luajti sezonin e parë te AEK, duke dhuruar paraqitje pozitive. Ai thekson se sekreti i suksesit te kjo skuadër është se të gjithë janë një, pavarësisht vendit nga vijnë lojtarët.

Jovic lë të kuptohet se ka marrëdhënie të mirë me portierin shqiptar, Thomas Strakosha dhe mbrojtësin kroat Domagoj Vida.

“Kjo është vërtetë. E thashë dhe u konfirmua, ne jemi vërtet një grup që ka qëndruar bashkë që nga fillimi. Unë i ndaj njerëzit në të mirë dhe të këqij. Nuk e shoh nëse dikush është shqiptar apo kroat.

Në fund të fundit, kam shumë miq kroatë, trajneri im privat është nga Kroacia, agjenti im ishte Fali Ramadani, nga Maqedonia. Pra, unë i ndaj njerëzit në të mirë dhe të këqij, dhe këtu mbaron historia për mua”, u përgjigj Jovic.