“Shpresoj të jetë mirupafshim”, Arbeloa njofton largimin nga Real Madrid, i hap rrugën rikthimit të Mourinho-s
Alvaro Arbeloa i jep fund aventurës së tij në krye të Real Madrid. Ky ishte një vendim i pritshëm, por për të “djegur” njoftimin e klubit ka menduar vetë tekniku spanjoll, i cili në konferencë për shtyp, përpara sfidës së fundit në La Liga, atë kundër Bilbaos, deklaroi se kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit si trajneri i Real Madrid:
“Shpresoj që të jetë një mirupafshim. Real Madrid ka qenë shtëpia ime për 20 vite, në role të ndryshime. Kjo do të jetë ndeshja ime e fundit si trajner këtë sezon, por nuk e di nëse do të jetë e fundit si trajner në jetën time, kjo nuk dihet kurrë. Do të përpiqem ta shijojë këtë sfidë, dhe sigurisht të fitojmë”, u shpreh Arbeloa në konferencë për shtyp.
Largimi i Arbeloa-s i hap rrugë rikthimit të Jose Mourinho-s në Madrid, me klubin që pritet të dalë me një njoftim zyrtar menjëherë pas përfundimit të sezonit të rregullt.
