Arrestohen në Dubai, Kristo Qirici, Shkelzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj dhe Merxhan Celiku
Janë kapur në Dubai dhe janë janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit:
Kristo Qirici, Shkelzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj dhe Merxhan Celiku.
Pesë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar në Abu Dhabi me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Katër prej tyre, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa M. C., 34 vjeç akuzohet për mashtrim kompjuterik.
Ndërkohë hetimet vijojnë për një tjetër person që gjendet në Dubai i dyshuar për përdorim të dokumenteve false.
“Interpol Tirana/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. i rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.
-4 nga këta shtetas, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
-Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.
Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai”,
