Mon, May 25, 2026

Disa ditë më parë plagosën policin, i vihet tritoli biznesit të vëllezërve Lika

Disa ditë më parë plagosën policin, i vihet tritoli biznesit të vëllezërve Lika
  • PublishedMay 25, 2026

Disa ditë më parë plagosën policin, i vihet tritoli biznesit të vëllezërve Lika

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në pjesën e jashtme të një marketi në rrugën “Ramazan Gaxherri”, Shkozë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Marketi është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Likës, të shpallur në kërkim për atentatin e një jave më parë ndaj Kajdi Spajës, ku mbeti i plagosur polici Anxhelo Kumaraku.
Ngjitur me marketin ndodhet edhe një lokal i cili është në pronësi të vëllait tjetër të Likëve.

Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje e atentatit të 18 majit, megjithatë deri tani nuk dihet autori.

Autori i kapur nga kamerat e sigurisë pasi vendos lëndën plasëse largohet në këmbë nga vendi i ngjarjes. Vijojnë hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorit.
“Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të një marketi, dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rasti”, njoftoi sot policia.