EMRAT/ Natë e trazuar në Tiranë, tritol, zjarr dhe plagosje
EMRAT/ Natë e trazuar në Tiranë, tritol, zjarr dhe plagosje
Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit Lulëzim Lika., dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
-Rreth orës 22:45, në rrugën “Pasho Hysa”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një kompleksi pallatesh. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.
-Kombinat/Më datë 25.05.2026, rreth orës 08:50, është paraqitur në spital, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi Abedin Alushi., 61 vjeç, banues në Kombinat, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Eugent Mersini, 55 vjeç, banues në Kombinat.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
