U kap në Dubai, kush është “gango” Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës
U kap në Dubai, kush është “gango” Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës
Arrestohet në Dubai Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës i ekzekutuar në Tiranë në sagën e përplasjes me grupin e Memaliajt. Në pranga kanë përfunduar dhe disa të kërkuar të tjerë të SPAK. Gjithashtu janë arrestuar dhe Shkelzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj dhe Merxhan Celiku.

Kush është Kristo Qirici?
Kristo Qirici (alias Jetmir Hoxha) është vëllai i Edmond Papës që mbeti i vrarë në një atentat në Tiranë në janar të 2023. 43-vjeçari Qirici, së bashku me vëllain e tij Edmond Papa, i vrarë në 16 dhjetor 2022 në Tiranë, administrojnë hotelin “Blues Sky” në zonën e Sarandës. Në këtë hotel ka fjetur dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, i ndjeri Alekandër Sadikaj, nipi i Adriatik Kalemit. Në dosjen hetimore emri i këtij hoteli del disa herë, ku punonjës të Policisë së Shtetit, bisedojnë me kreun e grupit kriminal Kristo Qiricin, duke i kërkuar këtij të fundit ti gjejë dhoma.
Si u ekzekutua Edmond Papa
Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku” Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë. Ai kishte ardhur në Tiranë më 16 Dhjetor tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje. Dëshmitarët okularë i treguan policisë se ai iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë.
Dyshohet se saga e hakmarrjes mes fisit Kalemi dhe grupit që drejtohej nga biznesmeni Papa, ka nisur për shkak të përplasjeve që kanë të bëjnë me trafikun e drogës. Mes dy miqve ka ndodhur një kontradiktë për punën e pagesës së kësaj sasie droge, duke çuar në ndezjen e konfliktit me vrasjen e Aleksandër Sadikaj me tritol në makinë, shpërthim i cili ndodhi në afërsi të Lundrës. Prej asaj kohe disa ngjarje kriminale kanë pasuar, ndërsa edhe vëllai i Adriatik Kalemit i shpëtoi një atentati në fillim të këtij viti, ndërsa u qëllua me armë zjarri teksa po ecte me makinën e tij.
