Tue, May 26, 2026

Shterpësi golash, mesatarja më e ulët në Serie A, vetëm 14 lojtarë me dyshifra realizimesh

Shterpësi golash, mesatarja më e ulët në Serie A, vetëm 14 lojtarë me dyshifra realizimesh
  • PublishedMay 26, 2026

Si përmbyllje e një sezoni të Serie A që u vendos vetëm në javën e fundit me garën për zonën Champions, kampionati italian mbyllet duke lënë pas më shumë pyetje se sa spektakël ofensiv. Një sezon që, sipas të dhënave, ka regjistruar një rënie të ndjeshme të prodhimtarisë së golave.

Në total janë shënuar vetëm 922 gola, me një mesatare prej 2,43 golash për ndeshje: shifra më e ulët historike që nga momenti kur Serie A luhet me 20 skuadra. Një tregues i qartë i një kampionati më të kujdesshëm taktikisht dhe më pak të lirshëm në fazën sulmuese.

Edhe statistikat individuale e konfirmojnë këtë trend. Vetëm 14 lojtarë kanë arritur shifrën e dyfishtë të golave, pra të paktën 10 gola, ndërsa 7 prej tyre janë ndalur fiks në kuotën 10. Një e dhënë që përbën minimum historik për një kampionat me 20 ekipe dhe që nuk regjistrohej që nga sezoni 1991/92.

Në rënie duket edhe prania e bomberëve të mëdhenj. Në sezonin e kaluar vetëm Retegui arriti të kalojë kuotën e 20 golave me 21 realizime, ndërsa Kean u ndal në 19, larg standardeve të viteve të arta të golashënuesve në Itali.

Madje edhe titulli i golashënuesit më të mirë këtë sezon mban një rekord negativ: Lautaro Martínez mbyll në krye me vetëm 17 gola, kuota më e ulët për një “capocannoniere” që nga sezoni 1990/91, kur Vialli u ndal në 19 gola në një kampionat me 18 skuadra. Që nga sezoni 2004/05, kur Serie A kaloi në 20 ekipe, një shifër e tillë nuk ishte regjistruar kurrë më parë.Ndërkohë më pak gola se sa Lautaro, ka regjistruar Pipe Del’Oro, Diego Armano Maradona, në sezonin 85-86 me Napolin e tij, kur udhëhoqi listen e golashënuesëve me vetëm 15 gola të realizuar.