Tue, May 26, 2026

Zyrtare, Roma blen kartonin e sulmuesit

Zyrtare, Roma blen kartonin e sulmuesit
  • PublishedMay 26, 2026

Kartoni i Donyell Malen tani i takon Romës. Pas sigurimit të një vendi në UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm, klubi italian aktivizoi automatikisht klauzolën e blerjes së sulmuesit holandez 27-vjeçar. “Roma konfirmon blerjen përfundimtare të lojtarit Doniell Malen, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2030.

Sulmuesi holandez, i cili mbërriti gjatë afatit kalimtar të dimrit, ka bërë 20 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola për verdhekuqtë. Urime, Doniell!”, shkruhej në njoftimin e klubit. Malen, ka bindur drejtuesit dhe stafin teknik, pas paraqitjeve të mira.