Wed, May 27, 2026

Projekt madhor i Partizanit, sezoni pritet të shohë shumë të rinj në ekipin e parë

Projekt madhor i Partizanit, sezoni pritet të shohë shumë të rinj në ekipin e parë
  • PublishedMay 27, 2026

Partizani do të mbështetet shumë edhe te lojtarët e akademisë për sezonin e ardhshëm. Pas suksesit të ekipit U-19, që fitoi kampionatin dhe siguroi pjesëmarrjen në UEFA Youth League, në klub ekziston bindja se disa prej talenteve të rinj mund të afrohen gradualisht me ekipin e parë. Drejtuesit dhe stafi teknik e konsiderojnë akademinë një nga pikat më të rëndësishme të projektit afatgjatë të klubit.

Pikërisht për këtë arsye, gjatë verës pritet që disa futbollistë të rinj të marrin mundësinë për t’u stërvitur me skuadrën e parë dhe për të bindur stafin teknik.

Te Partizani besojnë se aktivizimi i lojtarëve të rinj jo vetëm ndihmon skuadrën në aspektin sportiv, por krijon edhe mundësi të rëndësishme ekonomike për të ardhmen. Pas një sezoni të vështirë për ekipin e parë, akademia mbetet një nga lajmet më pozitive në ambientin e klubit kryeqytetas.