Sun, May 31, 2026

Boks/ Jurgen Uldedaj triumfon në Londër, boksieri shqiptar mbron titullin kampion IBO ndaj britanikut Nnamdi

Boks/ Jurgen Uldedaj triumfon në Londër, boksieri shqiptar mbron titullin kampion IBO ndaj britanikut Nnamdi
  • PublishedMay 31, 2026

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka mbrojtur të shtunën në mbrëmje titullin kampion bote të kategorisë IBO në peshën “criuserweight” (pesha deri 93kg). Në stadiumin “OVO Arena Wembley” të Londrës, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve britanikun Austine Nnamdi. Një fitore disi e vëshfirë por e merituar e boksierit lezhjan, që ishte përgatitur për t’u përballur me një tjetër rival, amerikanin Muhsin Cason. Por, ku i fundit, për arsye shëndetësore u detyrua të tërhiqej pak ditë para sfidës dhe vendin e tij e zuri britaniku Nnamdi.

Gjithsesi, Uldedaj bëri një paraqitje të mirë në ring, duke rivalizuar dhe patur epërsi shumicën e 12 raundeve, duke e merituar fitoren. Për boksierin shqiptar, shifrat janë të jashtëzakonshme: 22 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë, kjo është hera e parë që e mbron titullin e fituar tetorin e vitit të kaluar. Të shumtë tifozët kuqezinj në stadium për të mbështetur boksierin shqiptar, që nuk i zhgënjeu, duke fituar e duke mbrojtur titullin. Një duel ku Uldedaj tregoi edhe një herë karakter dhe grintë në ring, duke u konfirmuar si një nga boksierët më të mirë shqiptarë të momentit.