Surpriza e madhe! Nuk ishte menduar në fillim? Final Four merr goditjen e rëndë disa orë para javës së fundit
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që në korrikun e vitit të kaluar të ndryshonte rregulloren e Final Four. Ky sezon rezulton po ashtu një dështim sa i përket tifozëve, pikërisht me formulën që aplikohet prej tre edicionesh.
Shkallët e stadiumit nuk janë mbushur. Në asnjë ndeshje nuk është hapur kati i dytë i sektorëve të stadiumit “Air Albania”.
Madje është edhe disi e çuditshme, pasi Egnatia-Dinamo mund të jetë me numrin më të ulët të tifozëve deri tani. Ky takim do përcaktonte edhe Egnatian si fituese të kampionatit, nëse rrogozhinasit mposhtin Dinamon.
Sfida në “Elbasan Arena” nuk pritet të ketë tifozë të Dinamos. Shpresa e vetme qëndron te rrogozhinasit.
Po ashtu edhe interesi për Vllaznia-Elbasani ka qenë më i ulëti deri tani. Nëse finalet e mëparshme të “Final Four”, Partizani-Egnatia dhe Egnatia-Vllaznia sollën tifozë, tashmë po shikohet një realitet i ri.
Java e fundit, që duhet të premtonte shikueshmërinë më të lartë, nuk rezulton e tillë. Sfidat sot nisin në orën 19:00. Për Vllaznia-Elbasani dhe Egnatia-Dinamo nuk është treguar interes i lartë nga tifozët. Ndaj dhe skema e Final Four vendoset automatikisht në pikëpyetje për të ardhmen.
