Trafik droge, armësh dhe atentati i dështuar ndaj Durim Bamit, SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehurit! Mes tyre vëllai e kushëriri i ish-deputetit Ndreca
SPAK ka paraqitur pretencën për një tjetër fraksion të dosjes “Revanshi”. Kjo kërkesë përfshin një total prej 56 vite burg për 5 të pandehur. Mes tyre janë dy të afërm të ish-deputetit socialist, Eduard Ndreca. Këta persona akuzohen për trafik droge dhe atentati, si dhe për veprime të tjera penale.
Sipas konkluzioneve të Prokurorisë së Posaçme, paraqitura në GJKKO, kërkohet dënimi me 10 vite e 6 muaj burg për ish-efektivin e RENEA-s, Adrian Pikli. Ky dënim për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 7 vite.
Për Edison Muçekun, SPAK kërkon 9 vite burg. Ky dënim me gjykim të shkurtuar reduktohet në 6 vite. Të njëjtin dënim kërkon edhe për Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të ish-deputetit Eduard Ndreca. Dënimi për të zbret gjithashtu në 6 vite.
Për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist, SPAK kërkon 15 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi reduktohet në 10 vite. Ndërkohë, për Deivis Bajramajn kërkohen 12 vite burg, që zbresin në 8 vite. Këta persona akuzohen për trafik droge dhe atentati, si dhe për veprat penale “grup i strukturuar kriminal” dhe “kultivim i bimëve narkotike”.
Sipas dosjes së SPAK, më 4 nëntor 2020, në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrasin me armë zjarri Durim Bamin dhe Ervin Kodrën. Hetimet tregojnë se në periudhën maj-korrik 2020, ata sigurojnë mjete për vrasjen e Hamza Terziut.
Gjatë muajve korrik-gusht 2020, edhe Elvis Ndreca siguroi mjete për vrasjen e Durim Bamit. Sipas SPAK, në tetor 2020, Armando Ndreca organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në Lezhë.
Për viteve 2020-2021, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli dyshohen se u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve. Këta persona dyshohet se ua shiten armët edhe atyre me precedentë penalë.
Për Albert Zajën, i hetuar në të njëjtën çështje, dosja është veçuar dhe po ndiqet në një procedim të ndarë.
—————
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
