Mon, Jun 1, 2026

Sherri Martini-Jago te Vllaznia, reagon për herë të parë braziliani: Frymë mendjemadhësie, më mirë të jesh i përulur…

Sherri Martini-Jago te Vllaznia, reagon për herë të parë braziliani: Frymë mendjemadhësie, më mirë të jesh i përulur…
  • PublishedJune 1, 2026

Vllaznia nuk arriti të fitonte kampionatin pasi humbi të treja ndeshjet dhe e mbylli në vendin e 3-të. Pas kësaj disfate pati tension mes trajnerit Edi Martini dhe një prej lojtarëve. Braziliani Andre Jago i cili ka qenë një titullar fiks gjatë sezonit dhe shpeshherë një nga lojtarët më rezultativë të skuadrës, u la mbrëmë në stol. Kjo bëri që ai të përplasej me Martinin. Pikërisht ditën e sotme, braziliani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale teksa thumbon qartë teknikun e shkodranëve.

“16 Sa më mirë është të fitosh urtësi sesa ar! Dhe të fitosh mençuri është më e dëshirueshme se argjendi.

17 Rruga e ë drejtëve është të largohen nga e keqja; ai që ruan rrugën e tij, ruan shpirtin e vet.

18 Krenaria vjen përpara shkatërrimit, dhe një frymë mendjemadhësie përpara rënies.

19 Më mirë të jesh me shpirt të përulur mes të përulurve, sesa të ndash plaçkën e fituesit me krenarët”.jago