Grabitja tek OTP BANK, autori mori 50 milion! Dyshohet se një punonjës i dha informacion
Grabitja tek OTP BANK, autori mori 50 milion! Dyshohet se një punonjës i dha informacion
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me grabitjen e ndodhur ditën e djeshme nga një person i maskuar me një skafandër në OTP Bank pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Dyshohet se pistoleta që autori mbante në dorë ka qenë lodër, sepse detektori statik i bankës nuk ka dhënë asnjë sinjal.
Gjithashtu, ka dyshime të forta se brenda bankës ka pasur një bashkëpunëtor, që i ka dhënë direktivat e duhura autorit mbi momentin kur duhet të hynte dhe vendndodhjen ekzakte të zonjës që posedonte paratë.
TCh se shuma e grabitur ndaj zonjës së ndodhur në bankë për t’i depozituar është rreth 50 milionë lekë të vjetra.
Paraditen e sotme policia njoftoi arrestimin e rojës së filialit të bankës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ka ndërmarrë veprimet përkatëse në momentin e grabitjes.
Autori vijon të jetë në arrati, që nga largimi me një skuter elektrik në rrugicat e qytetit pas grabitjes.
