Zhvatën 400 mijë euro te UBA Bank e Kadri Morinaj, si e bën skemën dy drejtorët Gilbert Hoxha dhe Albin Keta
Zhvatën 400 mijë euro te UBA Bank e Kadri Morinaj, si e bën skemën dy drejtorët Gilbert Hoxha dhe Albin Keta
Një skemë vjedhje në një filial të një banke të nivelit të dytë është zbuluar nga Prokuroria e Tiranës dhe Krimi Ekonomik i Policisë së Shtetit. Në kuadër të operacionit të koduar “Wrong Transaction”, janë ekzekutuar 12 masa sigurie ndaj punonjësve të një filali të UBA Bank, të dyshuar se përmes falsifikimit të dokumenteve dhe ndërhyrjeve në sistemin bankar kanë përvetësuar mbi 309 mijë euro dhe 92 mijë dollarë nga llogaritë e dy klientëve (në total rreth 388,800 euro).
Me urdhër të Gjykatës, janë arrestuar drejtori i filalit të UBA Bank, Gilbert Hoxha, 38 vjeç, dhe zëvendësdrejtori Albin Keta, 33 vjeç. Ndërkohë, për gjashtë punonjëse shërbimi është caktuar masa “Arrest në shtëpi”, ndërsa katër të tjerë janë pezulluar nga detyra. Një punonjëse tjetër shërbimi është shpallur në kërkim, ndërsa me vendim gjykate ndaj saj është caktuar po ashtu masa arrest shtëpie.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, hetimi nisi pas kallëzimit të një klienti, i cili në 2025-ën denoncoi se nga tre llogaritë e tij ishin tërhequr pa autorizim rreth 500 mijë lekë. Por, Prokuroria e Tiranës thekson se në një rast ishte vetë banka qendrore UBA, e cila denoncoi një tjetër rast për tërheqjen e shumave pa autorizim ndaj një klientje në të njëjtën degë që sot u arrestua drejtori dhe zv.drejtori.
