Luftë në Maliq! Trafikanti vret një polic, plagoset një tjetër
Luftë në Maliq! Trafikanti vret një polic, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq në zonën e Lozhanit. Burimet bëjnë me dije se një polic ka mbetur i vrarë gjatë një operacioni, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Viktima është identifikuar si Enena Mekolli ndërsa i plagosuri është Edison Adri.
Rrethanat janë ende të paqarta. Dy efektivët e Shqiponjave kanë qenë në ndjekje të një personi në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike i identifikuar si Violand Braçellari. Edhe ky i fundit mësohet se ka mbetur i plagosur.
Policia e Korçës pritet të dalë me një deklaratë për shtyp.
