Thu, Jun 4, 2026

Ndalohet me blind Skerdi Sina, por lihet i lirë…

Ndalohet me blind Skerdi Sina, por lihet i lirë…
  • PublishedJune 4, 2026

Ndalohet me blind Skerdi Sina, por lihet i lirë…

Gjatë orëve të mesnatës së të mërkurës në kryeqytet, në zonën e Bllokut gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia e Shtetit, është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat i riu Skerdi Sina, i cili po qarkullonte me një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve të kryera nga efektivët, Sina është proceduar në gjëndje të lirë. Sipas burimeve, në automjet udhëtonin edhe dy persona të tjerë, një djalë dhe një vajzë, të cilët janë larguar nga mjeti në momentin e ndërhyrjes së policisë.

Uniformat blu vijojnë punën për identifikimin dhe gjetjen e tyre për hetime të mëtejshme, ndërkohë që është sekuestruar automjeti me të cilin po lëviznin të rinjtë.

29-vjeccari Skerdi Sina është i njohur për uniformat blu, ai ka rënë në prangat e policisë në korrik të vitit të shkuar pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e Astirit lidhur me incidentin me një vajzë të re të cilën e kishin kyçur në apartament pas një feste të me lëndë narkotike dhe alkool.

Sina u arrestua në 2025 në zonën e “Vasil Shantos”, forcat “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti”, pasi kishin dyshime të arsyeshme se dy personat “Audi Q8” mund të ishin të armatosur.

Ky i fundit ishte pasagjer dhe shoqërohej dhe nga një person tjetër gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë, automjeti i tyre u përfshi në tre aksidente dhe iu gjend një armë.